Seanca gjyqësore për lejimin e ekstradimit të 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva e planifikuar të mbahej ditën e sotme është shtyrë sërish. Seanca e radhës do të mbahet në datën 03.03.2023 në 09:30. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të ruses, që u kap në uzinën e Gramshit.
Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan nga policia pasi po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh.Ata tentuan që të futen në ambiente e brendshme të magazinës, pasi u diktuan nga ushtarët shqiptarë të cilët u bënë shenjë që të ndalojnë.
Svetlana Timofeva ka kërkuar nga drejtësia shqiptare që të mos lejojë ekstradimin e saj drejt Moskës.