Ditën e sotme është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Mungesa në gjyq e avokatit Klodian Skënderi është shkaku i shtyrjes së seancës.
Gjithashtu edhe seanca e datës 13 maj u shty për shkak të mosnjohjes së të pandehurve me të gjitha aktet e dosjes hetimore.
Prokuroria e Posaçme pasi përfundoi hetimet për koncesionin sterilizimit dërgoi më 30 mars në Gjykatën e Posaçme dosjen për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij Klodian Rjepaj, biznesmeni që fitoi tenderin Ilir Rrapaj, si edhe 6 të pandehurit e tjerë.