Seanca e parë gjyqësore për ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares Irena Gjoka.
Gjoka del nesër para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kështuqë seanca e Gëllçit është caktuar p për në datën 17 maj.
Gëllçi dhe tre vartësit kanë kërkuar që të gjykohen me gjykim të shkurtuar. Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më datë 8 tetor të vitit të kaluar me tre anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci. Të gjithë bashkë akuzohen për abuzim me tenderat. /Priza.al