Seanca në Gjykatën e Elbasanit në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Samir Tahiri, i cili ka kërkuar ulje të dënimet me 1 vit e 6 muaj burg është shtyrë.
Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa prokurorit të çështjes, i cili ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me detajet e dosjes, që ka paraqitur pala mbrojtëse e Tahirit. Ky i fundit pretendon se e ka kryer 1.5 vjet nga dënimin gjatë periudhës ku ka kryer shërbim prove.
Do jetë gjyqtari Elton Frashëri, i cili do të vendosë nëse kërkesë ish-ministrit do të pranohet apo do të refuzohet.