Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e planifikuar për ditën e sotme, është shtyrë për datën 12 shkurt.
Shkak për këtë ka qenë mungesa e Mediut, i cili ka njoftuar gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer ekzaminime mjekësore.
Përmes avokatit, Mediu kërkoi të ishte i pranishëm në seancën e ardhshme për të marrë pjesë në përballjen me ekspertët që kanë realizuar aktin e ekspertizës tekniko-ushtarake lidhur me tragjedinë e “Gërdecit”.