Gjykata e Apelit Tiranë ka njoftuar sot shtyrjen e seancës së gjyqit ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianjit. Ai është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, të pretenduara si të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt.
Kjo është hera e gjashtë që gjyqi ndaj tij shtyhet dhe arsyeja këtë radhë është mungesa e anëtarëve të trupit gjykues. Seanca ishte planifikuar të mbahej në orën 13:00.
Njoftimi:
Sot ne date 19.12.2022, ora 13:00, ne Gjykaten e Apelit Tirane, eshte planifikuar per tu gjykuar ceshtja penale me te pandehur Ervin Salianji, etj.
Per arsye te mosformimit te trupit gjykues, gjykimi i ceshtjes nuk do te mund te vijoje.