Gjyqi ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është shtyre sërish. Këtë herë shkak u bë mungesa e gjyqtarit të çështjes, Elton Frashëri. Vendimi për shtyrjen e seancës është konfirmuar edhe nga avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia.
Tahiri ka kërkuar ulje të dënimit me 1 vit e 6 muaj burg pasi pretendon se këtë dënim e ka kryer gjatë shërbimit të provës.
Seanca e 10 ditëve më parë u shty pasi prokurori i çështjes kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me detajet e dosjes.