Seanca gjyqësore ndaj shtetases ruse, Svetlana Timofeeva në gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan është shtyrë sërish.
Shkak i shtyrjes ka qenë kërkesa e bërë nga e pandehura. Ajo kërkoi që aktakuza e prokurorisë të jetë në gjuhën ruse. Gjykata e ka pranuar kërkesën e saj dhe vendosi që seanca e radhës të mbahet në datën 17 mars.
Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 me bashkëkombësin e saj Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov pranë ish-uzinës së armëve në Ballsh. Ata akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
Rusia kërkon ekstradimin e 33-vjeçares pasi atje është e akuzuar për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”.