Shtyhet sërish gjyqi për Tahirin dhe Çelën, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, është shtyrë. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të ish-drejtorit të policisë, Çelës. Një prej avokatëve tha se mungonte për shkak të një problemi shëndetësor, ndërsa tjetri se ishte në një seancë gjyqësore në Lezhë.

Gjyqtari Gentian Romani është gjobitur me 5 mijë lekë të reja për shkak të mungesës së tij. Trupa gjykuese do të kryesohet nga Daniela Shirka dhe dy anëtarët Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

Mësohet se seanca e radhës është parashikuar të mbahet më 5 janar. Ish-ministri Saimi Tahiri, mbërriti rreth orës 9:25 në ambientet e Gjykatës së Posaçme dhe doli prej saj rreth orës 9:40. Tahiri nuk dha asnjë koment për mediat duke u larguar së bashku me avokatin e tij mbrojtës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *