Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit

Seanca gjyqësore ndaj deputeti Ervin Salianji është shtyrë sërish.

Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata e Tiranës njofton se shkak për shtyrjen e seancës është shtyrë për shkak se avokati i të pandehurit Jetmir Olldashit ka depozituar kërkesë për shtyrje.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje!

Siç jeni vënë në dijeni, sot është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji etj.

Ju komunikojmë se seanca e sotme nuk do të zhvillohet, për arsye se mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi ka depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesë për shtyrje seance, bashkëlidhur raportin mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë, si dhe trupi gjykues nuk mund të formohet për shkak të mungesës se një prej anëtareve. Mbetet në vlerësimin tuaj pjesëmarrja në këtë seance.

Ju faleminderit!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *