Është shtyrë sërish seanca në GJKKO ku do të diskutohej kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare.
Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes. Ndërkohë një tjetër kërkesë që do të diskutohej do të ishte edhe revokimi i masës së sigurisë: arrest shtëpie, me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion në çështjen Partizani.
Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.