Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërisht këtë të hënë për në 19 korrik gjyqin për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.
Ky i fundit akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.
Burime për median bëjnë me dije se shkak për këtë vendim është bërë mosparaqitja e bilancit në lidhje me të ardhurat se ku buron pasuria e Lulos.
Kjo është hera e 3-të, që dosja kthehet nga gjykata për Lulon. .