Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur ditën e sotme shtyrjen e seancës paraprake për inceneratorin e Fierit.
Kjo është herë e tretë që ky gjyq nuk zhvillohet, teksa e radhës pritet të mbahet më 15 mars, në orën 10:00.
Ndaj ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”. Pritet të vendoset nëse gjykata do të pranojë kërkesën e prokurorisë sa i takon personave të marrë të pandehur. Në seancat e kaluara Koka ka kërkuar pushimin e hetimeve dhe rrëzimin e kërkesave të prokurorisë.