Shtylla e tensionit sot vrau dy elektricistë, por këto shtylla në mes pallateve në Tiranë të ‘harruara’ nga OST rrezikojnë qindra jetë  

Një linjë e tensionit të mesëm 110-120 kë prej 50 vitesh është e vendosur në zonën e kodrave të Selitës në pjesën perëndimore të Tiranës. Linja që prej vitesh shërbente si një linjë dytësore për shumë ndërmarrje të kryeqytetit, tashmë prej të paktën 20 vitesh është lënë e harruar dhe është pushtuar nga urbanizimi i dendur i kësaj zone.

Kohët ndryshuan, zona nga një plantacion dru-frutorësh dhe brezaresh, u kthye në një prej lagjeve më të mëdha dhe me dendësi popullsie më të madhe në kryeqytet, por shtyllat e tensionit dhe kabllot janë po aty.

Linja edhe pse vijon të ruajë korridorin e saj, si pasojë e ligjit që e konsideron “Objekt rëndësie të veçantë”, nga të gjitha anët është e rrethuar nga pallate shumëkatëshe që janë ndërtuar me leje pak metra pranë saj.

No description available.

Por ndër kohë që pallate dhe rrugë janë ngritur në këtë zonë të re urbane prej të paktën 15 vitesh, shtyllat e amortizuara, të ndryshkura dhe kavot e tensionit, shtrihen tashmë përpara qindra dritareve dhe ballkoneve një soj si telat e rrobave.

Në disa pika ku pallatet janë shumë afër këtyre shtyllave, qytetarët kanë bërë disa herë kërkesë dhe peticione si në Bashkinë e Tiranës ashtu dhe në OST për zhvendosjen e kësaj linje, me pretendimin se telat e tensionit të lartë shkaktojnë rrezatim kancerogjen dhe dëmtojnë jetët e banorëve në afërsi të tyre (vetëm pak metra në vijë ajrore).

No description available.

Por edhe pse peticione janë hartuar disa herë me firmat e banorëve të pallateve, nga sa ka mësuar “Priza.al”, përfaqësuesit e komuniteteve i kanë përcjellë në OST me premtimin se “linja është në projekt për t’u zhvendosur”.

Por vitet kanë kaluar me këtë premtim, në një kohë që linja nuk është zhvendosur, madje amortizimi i saj ka vijuar nga agjentët atmosferik, por edhe nga njeriu. Më shqetësues për banorët kohët e fundit është bërë dëmtimi i saj prej dy tërmeteve të vitit 2019, por edhe prej ndërhyrjeve të shumta të kompanive të internetit, që këto shtylla hekuri i përdorin për të lidhur apo kaluar me qindra fije dhe kabllo interneti.

No description available.

“Pallatet nga të dyja anët e linjës janë bërë si një korridor i stërgjatë dhe kur frynë erë e fortë në dimër a pranverë, këto shtylla lëkunden fortë, të ndikuara edhe nga pesha shtesë e kabllove të internetit që janë lidhur si nyje në to. Është e frikshme ti shikosh sidomos në dimër, kur herë pas here bien edhe rrufe pranë tyre. Asgjë nuk është bërë për t’i zhvendosur por po ranë rrezikojnë të vrasin shumë kalimtarë a banorë”,- thotë Sefer L., një administrator i një pallati pranë “Kopshtit Botanik” në Tiranë.

Vitet po kalojnë me shpejtësi dhe kjo linjë vetëm sa vjetërrohet dhe amortizohet, duke shtuar rreziqet si për njerëzit që banojnë aty, po ashtu dhe për punonjësit e OST-së.

No description available.

Por duket se OST-ja nuk do t’ja dijë as për linjat dhe as për punonjësit që po i humbasin jetën siç ishte rasti i sotëm në Jagodinë të Roskovecit, ku nga këputja dhe rrëzimi i një shtylle identike si këto në zonën e Selitës, humbën jetën dy punonjës të OST-së.

Viktimat kanë mbetur shtetasit Gjergji Duka 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç të dy punonjës të OST-së nga Kuçova dhe Mallakastra.

No description available.

Një grup drejtorësh janë ndërruar në OST në vitet e fundit, por shpresojmë që drejtori i ri i emëruar para pak kohësh, ta ketë parasysh edhe këtë linjë dhe peticionet e vazhdueshme të banorëve të depozituara në zyrat e paraardhësve të tij, me qëllim që të mos i ndodhin më të tilla aksidente fatale si ky i sotmi.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *