Shtyrja e fashës 800 KW, Berisha: U dorëzua nga ultimatumi im!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se vendimi i qeverisë për shtyrjen e fashës 800 kilovat erdhi pas ultimatumit të tij. Sipas Berishës qeveria e Ramës funksionon vetëm me presion.

“U dorëzua, para jush i kam dhënë një ultimatum, po rrite çmimin e energjisë do përballesh me ultimatum. Vendimi i tij për tu tërheq në presion tregon që vetëm ajo funksionon me qeverinë e tij.

Bëri sikur guxoi po u palos. Kjo është e vërteta. Sa i përket inflacionit, deficitar në koncepte në njohuri e koncepte, është mjeran. S’është ekonomia zhgarravinë vizatimi. S’kanë lidhje me luftën ujërat tona”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *