Pas shtyrjes së seancës gjyqësore ndaj deputetit Ervin Salianji, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, përmes një statusi në Facebook, shkruan se i gjithë procesi ndaj Salianjit, bëhet për ti mbyllur gojën këtij të fundit.
Sipas Nokës, gjyqtarët kanë lidhje me deputetin e PS Fatmir Xhafa, dhe se në gjyq ka dëshmitarë të rremë.
Reagimi i plotë:
Kolegu Ervin Salianji bëri publik investigimin e gazetarit që provonte se vëllai i “rilindasit” Fatmir Xhafa vazhdonte organizimin e trafikut të drogës.
Me procese gjyqësore të montuara në shkallën e parë dhe në apel, vëllazëria e drogës i është vërsulur deputetit të Partisë Demokratike me akuzën se ai u ka dëmtuar imazhin që me “djersën e ballit” e kanë vendosur në Itali e Venezuelë.
Pjesë e planit për t’i mbyllur gojën deputeti Salianji janë gjyqtarë me lidhje miqësore me klanin Xhafa, agjentë të SHISH, dëshmitarë të rremë e mbi këta qëndrojnë dy narkoshtetarët Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.
Ndodh edhe kjo, që një i arratisur ka besim te drejtësia.