Shtyrja e seancës për “Gërdecin”, Fatmir Mediu: Vazhdon një gjyq ku Prokuroria nuk po jep asnjë të dhënë të re!

Ish-ministri Fatmir Mediu pas daljes nga GJKKO u shpreh se gjykata e Posaçme duhet pyesë dëshmitarët sërish, në mënyrë që të zbardhet e vërteta për tragjedinë e Gërdecit.

Mediu thekson se nëse dëshmitarët vazhdojnë të refuzojnë për të dhënë dëshmi, atëherë procesi nuk mund të shkojë deri në zbardhjen e ngjarjes.

“Besoj është gjëja më e drejtë dhe të shikohet nëpërmjet pyetjeve që të dalë e vërteta dhe të pyeten prapë. Me letër porosi është një akt formal, unë mendoj që ky procesi ka nevojë ti shkohet procesit nëpërmjet pyetjeve. Kjo është rruga më e drejtë.

Nuk e kuptoj  pse nuk bëhet në këtë formë kur pala amerikane ka ofruar për tu pyetur përmes video konferencës. Ajo që dua të theksoj është që vazhdon një gjyq që prokuroria epërmes dëshmitareve nuk po jep asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët mbajnë qëndrimin për të mos u pyetur. Kjo nuk e ndihmon procesin

Besoj se në këtë proces mos përgjigja e tyre tregon qartë se edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën”, tha Mediu./M.K-dritare.net

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *