Tritan Shehu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me vendimin e administratës të Kuvendit për të mos zhvilluar seancën plenare të kësaj të enjteje.
Shehu shkruan se ky veprim është bërë më qëllim që ti mbyllë gojën parlamentit.
POSTIMI I PLOTË
Sot arbitrarisht nuk u zhvillua seanca plenare e Kuvendit te Shqiperise!
Pra thjesht ju “mbyll goja” Parlamentit!
Aresyeja?!
Vetem nje E mail i ardhur para 48 oresh nga adminisrtrata e Kuvendit ku thuhet:
“Seanca plenare e parashikuar ne kalendarin e Kuvendit e dates 26 Maj nuk do zhvillohet. Kjo seance do te zevendesohet ne nje date tjeter, qe do tu behet me dije….”
Edhe ndaj nje ore mesimi nuk mund te luhet ne kete menyre, jo me ndaj nje Parlamenti e deputeteve sovran te tij.
Nje mungese e plote respekti per Kuvendin, nje fyerje per parlamentarizmin, per te gjithe deputetet.
Askush nuk mund te marre nje vendim te tille.
As ajo Konference Kryetaresh e perbere nga ata kryetare maxhorance e pseudo kryetare a zv/ kryetare te opozites, qe i mban aty maxhoranca, dhe qe si te tille vetem heshtin si fije bari.
Ndoshta disave aty u duket vetja si “Byroja Politike” e dikurshme, por gabojne rende.
Kjo menyre veprimi, ne kundershtim te plote me te gjitha regullat, do te thote te kerkosh te poshtrosh kete Kuvend, tu mbyllesh gojen deputeteve, vecanerisht opozites e tu thuash atyre qe ju nuk vleni asgje, jeni vecse “gure shahu”….
…duhet tu bindeni urdherave te “Shefit”, gje qe mund te ndodh vetem ne sulltanatet e kaluara.
Se as ne sulltanatet e kesaj epoke dicka e tille nuk mund te ndodhe.
Turp per ata, qe veprojne keshtu, turp edhe per ata “opozitare”, qe miratojne te perulur te tilla veprime anti demokratike te maxhorances ne ato Konferenca!
Nje gje duhet te kuptojne te gjithe, Parlamenti e parlamentarizmi jane themeli i demokracise.
Te cenosh ato do te thote te cenosh demokracine vete!