Shtyrjet në foltore mes Berishës dhe Alibeajt, Ahmetaj: Ndeshje fizike, merruni vesh mes jush

Padyshim që momentin kryesor deri më tani i seancës plenare është ajo shtytje që ish-kryeministri Sali Berisha i bëri Enkeled Alibeajt teksa ky i fundit ishte duke folur në foltore.

Kjo ka shërbyer si “ushqim” për mazhorancën e cila po përdoret nga thuajse të gjithë deputetët e ministrat.

I fundit që e ka komentuar këtë është zv.kryeministri Arben Ahmetajt, i cili e cilëson atë si një ndeshje fizike dhe i fton që të merren vesh me njëri-tjetrin fillimisht, më pas të kundërshtojnë qeverinë.

Pjesë nga fjala e Ahmetajt:

Për një sekond mendoni të mos hapnim asnjë proces për zgjedhjen e presidentit, imagjino se çfarë do të thuhej nga krahu i djathë, ju nuk na pyetët etj. Vijnë këtu dhe flasin nga 20 minuta dhe nuk thonë asgjë. Patë ndeshje fizike me njëri-tjetrin, pastaj patë thumba dhe konfuzion se kush do të bëhet kreu i partisë. Këtë nuk ua zgjidhim dot ne, por merruni vesh mes vetit.

Procesi i investimit në sektorin e ujit është aftagjatë. Kur Tirana drejtohej nga ju, vetëm 5% e territorit furnizohej me ujë, Statistika nuk mund të deformohet. Do të fillojmë të merremi me atë që bëjmë ne. Raporti i fundit të BB ka një fakt që ka të bëjë me përpjekjen e maxhorancës për të luftuar varfërinë.

Nga viti 2016 varfëria në bazë të statistikës së Bankës Botëtore, ritmi i uljes së varfërisë dhe ritmi i rritjes së ekonmisë, janë më të përshpejtuarat në të gjithë rajonin. Në raport thuhet se: “rritja ekonomike e Shqipërisë e fortë dhe tej thotë se i dedikohet harmoni e politikës fiskale”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *