Çifti më i përfolur i showbizit, aktorja Adriana Matoshi dhe futbollisti Keith Greoneveled, janë ndarë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Keith gjatë intervistës së fundit, për Prive.
Edhe pse hamendësimet kishin filluar ditëve të fundit, se mund të kishte një krizë mes çiftit, dyshimet u përforcuan pasi fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm sensacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë”, shprehet ai.
Sakaq, ende nuk dihet se cila mund të ketë qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes së tyre, por diferenca në moshë mund të jetë bërë shkak që dyshja t’i japë fund raportit. Por edhe fakti se çifti po e jetonte lidhjen e tyre në largësi, ku Keith vijonte angazhimet në Belgjikë ndërsa Adriana në Kosovë si aktore dhe si deputete.
Por megjithatë, raporti i tyre vazhdon të jetë i ngrohtë.
“Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë”, ka thënë ai.