Shuhet dilema! Pas arrestimit të Thoma Gëllçit, ja kush zgjidhet Drejtor i ri i RTSH-së!

Pas arrestimi të Thoma Gëllçit i cili akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, vendi i drejtorit në RTSH kishte mbetur vakant. Por ditën e sotme Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik votoi për të zgjedhur drejtorin e ri. Enkelejd Joti është zgjedhur me tre të pestat e votave me votim të fshehtë të 9 anëtarëve.

Ai siguroi sipas ligjit shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që kryen ditën e sotme proceduren statutuore të zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit mediatik më të madh të vendit.

Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në seancë publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendente për këtë detyrë publike.
Kandidatët paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajur platformat e tyre, ku përshkruheshin objektivat dhe strategjitë e tyre për drejtimin e Televizionit Publik.

Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi. Enkelejd Joti aktualisht mban postin e drejtorit të QSUT-së. Ai rikthehet në skenën mediatike pasi më parë ka drejtuar televizionin Top Channel.

Në mbledhjen e këshillit, anëtarët e tij u drejtuan pyetje secilit prej kandidatëve që hynë në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Procedura e zgjedhjes së drejtorit të ri të përgjithshëm u monitorua nga komisioni ad-hoc i ngritur për këtë qëllim dhe respektoi gjithë procedurat që parashikon statuti i Radio Televizionit Publik.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *