Shuhet familja Gjoka/ Humb jetën edhe 12-vjeçari pas shpërthimit të bombolës në Velipojë

Pas shpërthimit të bombolave të gazit në një hotel në Velipojë të ndodhur në datën 4 korrik, ku u dogjën nëna dhe 3 fëmijët e saj, sot thellohet dhimbja ne familjen Gjoka.

Ndahet nga jeta edhe djali, Enriko Gjoka 12 vjeç, i cili mbeti i djegur rëndë në shpërthimin e bombolës së gazit. Vetëm pak ditë më parë u nda nga jeta e ëma, Alketa Gjoka 40 vjec, ndersa në fillim të muajt gusht dy motrat Danjela 19 dhe Klarisa 15 vjeç.

Pavarësisht përpjekjeve të pareshtura të familjes dhe mjekëve italianë për ti mbajtur në jetë, nëna dhe tre fëmijët nuk mundën të mbijetonin. Nëna dhe tre fëmijët e saj kishin pësuar djegie në 85-90% të trupit.

Sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen dhe është përhapur flaka, duke shkuar deri në shtratin e fëmijëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *