Shuhet ylli i Hollywood-it

Lajm i trishtë! Val Kilmer, ylli i filmave “Top Gun” dhe “Batman Forever” ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Vajza e tij, Mercedes tha për New York Times se aktori ndërroi jetë në Los Angeles për shkak të  pneumonisë. Ajo tha se babai i saj ishte diagnostikuar me kancer në fyt në vitin 2014, por më vonë ishte shëruar.

Ndërhyrja e trakeotomisë ndikoi te zëri i tij dhe i mbylli karrierën e aktrimit, por më vonë u rikthye në ekranin e kinemasë me rolin e Iceman në filmin “Top Gun: Maverick” të Tom Cruise.

Kilmer u bë i famshëm përmes filmit ”Top Gun” që mblodhi mbi 344.000.000 dollarë fitime dhe e ktheu në një yll Hollywood-i.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *