Vatra e zjarrit në fshatin Dropull të Gjirokastër është shuar plotësisht.
Burime për median bëjnë me dije se si rezultat i flakëve janë shkrumbuar deri më tani 30 ha pyje e dhjetëra të tjera kullota.
Mësohet se është nevojitur ndërhyrja nga ajri, pasi flakët rrezikonin banesat.
Fatmirësisht nuk ka dëme në banesa e njerëz, si dhe për fikjen e kësaj vatre u angazhuan forcat e reparteve zjarrfikëse të Dropullit, Gjirokastrës, Libohovës dhe Memaliajt.