Shuhet zjarri te ‘Casa Italia’/ Shefi i Sigurisë nuk gjendet prej 2 ditësh, Meta thirrje: Ndërhyni

Kanë kaluar dy ditë që kur ra zjarri te magazinat e Casa Italias dhe ende nuk ka asnjë shenjë jete nga Arjan Sala. Shefi i sigurimit në qendrën tregtare u pa për herë të fundit duke u futur në magazinë me një bombul në dorë për të shuar zjarrin. Vetëm pasditen e djeshme është bërë e mundur shuarja e flakëve, dhe është ndërhyrë nga grupet e specializuara të ushtrisë për të gjetur 33-vjeçarin, por ende asnjë shenjë prej tij.

Kërkimet për të gjetur të riun po i ndjek me vëmendje edhe presidenti Ilir Meta, i cili në orët e para të mëngjesit ka kërkuar nga të gjitha instancat përkatëse që të ndërhyjnë më urgjencë për të shmangur edhe dëmin pasuror, duke theksuar që në këto momente duhet të lënë mënjanë fushatën. Ndër të tjera, Meta i ka paralajmëruar që të gjejnë zgjidhje, ndryshe situata e krijuar mund të sjellë pasoja tepër serioze.

Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në magazinë, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *