Shurupi i rrallë i kumbullave jeshile për tretjen

Kumbullat shahine i kanë bërë shoqëri njerëzimit prej shumë kohësh.

Të dhënat shkencore konfirmojnë se këto kumbulla janë përdorur në mjekësinë popullore të qytetërimeve të ndryshme.

Muaji maj është ideal për të shijuar kumbullat shahine në çdo cep të Shqipërisë dhe gjenden me çmime mjaft të lira.

Duke qenë se në këtë periudhë këto kumbulla kanë shkëlqimin e tyre, AgroWeb.org do të ndajë me ju recetën e rrallë të shurupit të veçantë të këtyre kumbullave.

Përbërësit

  • 1 kg kumbulla shahine
  • 1 kg sheqer kaf
  • 1 kavanoz qelqi ose një enë të madhe mjaftueshëm sa për të përballuar kumbullat dhe sheqerin

Udhëzimet

1. Lajini dhe kullojini kumbullat.

Lërini të thahen plotësisht për disa orë.

Nëse dëshironi mund t’i shpërndani në një tepsi dhe t’i thani natyralisht.

Gjatë tharjes, pastroni mirë kumbullat nga bishtat ose gjethet e mbetura.

Heqja e bishtave nuk është e detyrueshme, por në fund të procesit, ato do të lundrojnë në sipërfaqe dhe do të duhet ta kulloni shurupin për t’i hequr ato.

Për më tepër, bishtat rrisin gjasat e formimit të mykut në shurup.

2. Hidhni kumbullat e kalbura sepse ato do të prishin shurupin.

3. Sterilizojeni kavanozin e qelqit duke e pastruar me ujë të valuar ose alkool.

4. Hidhni sheqerin dhe kumbullat në shtresa dhe në sasi të barabarta.

Sheqeri duhet të hidhet mjaftushëm sa të krijojë një shtresë të hollë sipër kumbullave.

5. Mbulojeni kavanozin me kapak dhe lëreni në një vend të freskët për 90 ditë.

Gjatë këtyre ditëve, përzijeni shurupin çdo dy ditë për rreth 7-10 ditë.

Në këtë mënyrë, sheqeri do të shkrihet tërësisht në lëngun e kumbullës.

Përzierja duhet të vazhdojë herë pas here në harkun kohor të 80 ditëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *