Si arriti Hutra të lirohet nga burgu? Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis verifikimet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet me prioritet maksimal për të zbardhur të gjitha rrethanat se si është liruar nga burgu Dan Hutra, autori i një masakre të trefishtë më 1 mars në kryeqytet dhe plagosjen e tre femrave të tjera në po të njëjtën ditë.

Njoftimi:

Mbi rastin e individit Dan Hutra, po ju informoj se ka nisur verifikimi, qe nenkupton administrim zyrtar shkresor, i cili me pas do analizohet nga inspektore te ILD-se.

Pra nje proces qe do kohen e vet, por duke ndare plotesisht ndjeshmerine e larte njerezore te ngjarjes dhe sqarimin sa me pare te situates ne lidhje me pergjegjesite disiplinore eventuale te cdo magjistrati, Inspektori i Larte i Drejtesise i ka dhene prioritet maksimal verifikimit te kesaj ceshtje dhe ne perfundim do te dale dhe me nje njoftim publik per gjetjet e raportit te verifikimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *