Si asnjëherë më parë ‘BBV’ ka nisur ndryshe mbrëmjen e sotme/ Banorët tregojnë përjetimet nga incidenti i rëndë i Einxhel

Spektakli i sotëm ka nisur me një lajmërim aspak të zakontë.

Banorja Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për shkak të një dëmti që pësoi në krahun e saj.

Banorët fillimisht nuk e kuptuan rëndësinë e situatës dhe prandaj reagimi i tyre erdhi me vonesë.

‘’Ne nuk e besuam në fillim, para se të hidhej ajo bëri humor se do të thyente një kockë. Ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme nëpër lojra’’,- tha Arjola.

‘’Të na falni për të qeshurat por në fillim nuk e kuptuam. Por ajo është një vajzë e fortë dhe do ta kalojë me sukses’’,- shtoi Monika.

Nga ana tjetër edhe Iliri tregoi se loja që provoi Einxhel kërkon një përgatitje të madhe fizike.

Spektakli ka nisur me një lajmërim aspak të zakontë!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *