Rritja e frikshme e shifrave të të infektuarvem e Covid-19 në Shqipëri ka bërë që edhe shtëpia më e famshme, ajo e “Big Brother VIP” të mbyllë dyert.
Ishte banorja Xheisara Frisku e cila lexoi një zarf të futur nga ‘Vëllai i madh’ në të cilin thuhej se për të shmangur infektimet e banorëve, brenda shtëpisë nuk do të ketë më surpriza, parukierë apo make-up artistë.
“Banorë, ditët e fundit janë rritur rastet dhe për këtë arsye nuk do të lejohet më që të keni kontakte me të ftuar, këngëtarë, familjarë apo parukierë. Pavarësisht se të gjithë kur jeni futur jeni vaksinuar e testuar, do të ristestoheni. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj,”- lexoi këngëtarja Frisku.
/Priza.al/