Si do e mbroni selinë e PD nesër? Gazment Bardhi i përgjigjet ashpër Floriana Garos: Është përgjegjësi e jona të mos krijojë përçarje

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur skenarëve të paralajmëruar nga mbështetësit e Sali Berishës, për marrjen e selisë blu, pas Kuvendit të nesërm.

I pyetur nëse do të këtë një Komision për 11 dhjetorin, Bardhi tha se nuk ka dëgjuar për një deklaratë të tillë.

Ai deklaroi se “do t’i dalin për zot Partisë Demokratike”.

“Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë dhe nuk e kuptoj. Selia e PD është pronë e demokratëve dhe asnjë demokrat nuk është përjashtuar për të qenë në seli. Çdo anëtar i PD është i ftuar të vizitojë selinë qendrore. Deklarata të papërgjegjshme të një njeriu , zëdhënësja e foltores, që flet në emër të demokratëve ndërkohë që nuk përfaqëson asnjë demokrat sepse s’ka bërë asnjë betejë, s’mund të na tregojë apo të mësojë se çfarë të bëjnë demokratët. Ne kemi vetëm një betejë, me Edi Ramën. Përgjegjësia jonë është që të mos vendosim asnjë demokrat përballë një demokrati tjetër. Edhe pse jemi fyer , baltosur, nuk keni dëgjuar kurrë asnjë prej nesh të anatemojë askënd sa kohë është anëtar i Partisë Demokratike. Është përgjegjësi e jona është të mos krijojë përçarje Do i dalim për zot partisë Demokratike”, tha më tej Bardhi

Pak ditë më parë, Floriana Garo, zëdhënësja e “Foltores” së Berishës, deklaroi se Kuvendi i 11 dhjetorit nis në “Air Albania” dhe përfundon në PD.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *