Dita e nesërme do të ndikohet nga rrymat e ngrohta jugore të cilat do të sjellin diell e vranësira mesatare deri të dendura në veri. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se reshjet e shiut në pjesën veriore të vendit me shtrëngata të përkohshme në veriperëndim do të rriten.
Era do të mbetet e vrullshme me drejtim jugor deri 10m/sek. Në pjesën bregdetare era e fortë 15-20m/sek. Për shkak të erës intensive dallgëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.
Masat ajrore më të ngrohta me origjinë jugore do të sjellin rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës:
në zona malore 9 deri 22 °C në zona e ulëta 13 deri 27 °C në zona bregdetare 15 deri 27 °C
/Priza.al/