Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shpalljen non-grata nga Britania.
Berisha tha se pas vendimit, hapi i parë që do ndërmarrë është të këshillohet me ekspertë ligjorë.
Sakaq shtoi se çështjen do ta çojë në Britani, si dhe përveç hapave ligjorë nuk do ndërmarrë asgjë tjetër.
Pyetje: Çfarë do bëni tani?
Berisha: Do bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. Di këtë që vendi më i përshtatshëm për të paditur për shpifje në raport me masën e dënimit është Britania. Ajo është anëtare e Këshillit të Evropës, pra juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Përveç hapave ligjorë nuk kam hapa të tjerë.
Pyetje: Sanksioni “non grata” ishte vetëm për ju apo edhe për familjen tuaj?
Berisha: Nuk citohej askush përveç meje. Bëhej fjalë vetëm për korrupsion.