Si do të jetë marrëdhënia mes Princit William dhe Princit Harry? Një eksperte e familjes mbretërore thotë se nuk do të ketë një falje nga ana e Princ William. “Trashëgimtari i fronit thjesht nuk mund ta falë vëllain e tij që u largua nga jeta mbretërore”,- ishte kjo deklarata e Kate Nicholl, autore e “The New Royals” – Trashëgimia e Mbretëreshës Elizabeth dhe e ardhmja e kurorës.”
Më tej, autorja ka shtuar se William është vetëm tashmë pasi mbështetja e Harry-t mungon. “Ai gjithmonë mendonte se Harry do të ishte krahu i tij i djathtë, tani ai po ia del vetëm. Shyqyr zotit që ka Kate në krah”,- vijoi Kate.
Mirëpo, marrëdhënia mes William dhe Harry-t duket më e normalizuar por jo edhe aq e afërt. Princ Harry i tha pjesmarrësve në ceremoninë mortore të Elizabeth se Kështjella ‘Windsor’ ishte “një vend i vetmuar” pa gjyshen e tij të ndjerë, Mbretëreshën Elizabeth ll. Kjo ishte hera e parë që djali i Mbretit të ri, Charles, foli pas vdekjes së Mbretëreshës.
Duka i Sussex-it udhëtoi nga Balmoral për në Kështjellën ‘Windsor’, ku përshëndeti banorët vendas që ishin bashkuar për nder të monarkes më jetëgjatë të Britanisë së Madhe, e cila ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare.