Moti për fundjavën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku do të ketë prezencë të alternimeve dhe vranësirave kalimtare, sipas parashikimit nga SHMU.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në veri të vendit. Era do te fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 1-17°C
Ne zonat e ulëta 4-25°C
Në zonat bregdetare 9-25°C
Ndërsa e diela do të ketë mot të qëndrueshëm, por reshjet e shiut do të bëhen prezente fillimisht në jug në orët e para të mëngjesit e më pas përgjatë relieveve malore pasdite. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare1-7m/s. Valëzimi në dete i ulët I forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 4-19°C
Në zonat e ulëta 5-23°C
Në zonat bregdetare 10-23°C.