Kushtet meteorologjike për fundjavën do të jenë favorizuese. Moti i kthjellët pritet të dominojë në pjesën me të madhe të territorit, vranësirat parashikohen të pakta kalimtare këto të përqëndruara përgjatë relieveve malore, kryesisht ditën e shtunë.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në det i forcës 2-3 ballë.