Si do t’ja bëjnë shqiptarët? Nga 2022 mjetet e reja do kenë kufizues shpejtësie

Sistemi duhet të përdorë të dhënat e pozicionimit GPS, teknologjinë e leximit të shenjave të trafikut si dhe raportet e gjendjes së rrugës. Është një marrëveshje mes Komisionit Evropian dhe institucioneve të Bashkimit Evropian nga viti 2019, e cila ka rënë në harresë, dhe mund të ndryshojë në mënyrë drastike botën e veturave dhe transportit rrugor në përgjithësi.

Ky vendim do të hyjë në fuqi në vitin 2022, që do të thotë se të gjitha veturat e reja në BE do të pajisen me kufizues. Nuk nënkuptojmë kufizuesit aktualë, të cilët, për shembull, kufizojnë shpejtësinë në 250 km/h për modelet premium gjermane dhe në 180 km/h për automjetet Volvo.

Nisur nga njoftimet, kufiri do të jetë dukshëm më i ulët dhe do të varet nga një sërë faktorësh. Gjegjësisht, ky sistem duhet të përdor të dhënat e pozicionimit GPS, teknologjinë e leximit të shenjave të komunikacionit si dhe raportet e gjendjes së rrugës.

Kjo do të thotë se kufizuesi do të funksiononte në të gjitha rrugët publike – nga rrugët e qytetit në autostrada. Ligji do të zbatohet në vendet e BE-së dhe do të përfshijë Mbretërinë e Bashkuar. Supozohet se pas zbatimit të tij, bota e zhvilluar do të lëvizë më fuqishëm drejt zbatimit të sistemeve autonome të drejtimit.

Nuk dihet ende shumë për funksionimin e sistemit, por supozohet se një shofer që ndrydh gazin shumë fort do të paralajmërojë sistemin me sinjale drite dhe zanore, ndoshta dridhje, dhe reagimi përfundimtar do të ishte lëshimi automatik i “gazit”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *