Top Story ka udhëtuar drejt Milanos në Itali për të intervistuar për herë të parë pas 13 vitesh heshtje, biznesmenin që dikur pushtoi tregun e naftës, për tu larguar pas gropës qindra milionë euro borxhe të ARMO-s.
Kjo intervistë, është xhiruar para se ndaj tij të lëshohej urdhërarresti i SPAK për akuzën e pastrimit të parave për llogari të mafias italiane.
Është hera e parë që biznesmeni kontrovers do t’i përgjigjet çdo pyetje që rrethon emrin e tij në çështje, transaksione, biznese apo ngjarje e dyshuar kriminale. Ai, është parë herë si biznesmen i suksesshëm, herë si një shahist në jetën reale dhe herë si shahist i skemave që i kanë sjellë fitime me shumë zero. Një kamarier që e pa veten biznesmenin më të rëndësishëm shqiptar për disa vite.
Taçi fillon të angazhohet si një lojtar burse online. Fillimisht duke realizuar transaksione të vogla, e më pas, duke tërhequr një grup investitorësh përmes një fondi.
“Arritëm që të gjithë të shumëfishonim kapitalin tonë në bursë. Pas disa vitesh para monitorit isha kthyer në asocial, kisha arritur limitet e mija fizike e mendore. Vendosa të ndërpres këtë inciativë, të shoh dicka tjetër. Këtu ndoshta është momenti që krijoj 1-milionëshin e parë” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.
Deri tani, kemi folur për historinë e panjohur të Rezart Taçit deri te krijimi i milionit të parë të dollarëve. Kjo shumë e ktheu në atdhe. Ai ishte gati të luante në një ekonomi dinamike, plot hapësira të errëta siç ishte ajo e Shqipërisë, një terren i volitshëm për lojtarë si Taçi. Fillimisht e nis si tregtar produktesh ushqimore dhe lëndësh të para, e më pas, hedh hapin e madh drejt naftës. Fillimisht e fusin në lojë disa italianë.
“Kompania italiane vendos të tërhiqet, në atë moment kishim krijuar një strukturë, dhe një staf të caktuar, vendosa të vijoj vetëm me një kompani timen të importimit dhe shitjes së produkteve të hidrokarbureve, gjithashtu krijuam një rrjet prej 320 pikash karburante”.
Këtu, nis historia e një njeriu që i kërkonte problemet gjithë kohës, mjaft që fitimet të ishin në anën e tij. Në vitin 2003, Rezart Taçi do të krijonte kompaninë “Taçi Oil”. Në vitin 2004 themeloi “Anika Enterprises” me seli në Zvicër ndërsa në vitin 2006 kompaninë e tregtimit me pakicë të naftës “Kuid”. Emri i Taçit bëri bujë mediatike nga fundi i vitit 2005, depozitat me mijëra ton naftë të tij në Shëngjin u shkrumbuan. Pas 16 vitesh, ai komenton për herë të parë atë ngjarje.
“Në fund viteve 2005 është e vërtetë kjo ndodhi, dikush ka vendosur dinamit kur depozitat ishin të tejbushura. Unë nuk krijoj armiqësi, ndoshta pozicioni ynë në treg, zotërimi i një përqindje të tregut ka krijuar reaksione. Autori nuk është zbuluar” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.
Taçi duket se doli më i fortë pas ngjarjes në depozitat e Shëngjinit. Ndërrimi i pushtetit në vitin 2005 nga Fatos Nano te Sali Berisha i dha një hov të ri ngjitjes së tij drejt majave.
Marrëdhënia me Sali Berishën
“Për marrëdhenien time me zotin Berisha është folur shumë, ishte shtetar, është shtetar pasiv, formal i cili delegon punët e qeverisë në misnitritë e linjës dhe jo person që krijon në mënyrë të lehtë miqësi me persona apo sipërmarës të ndryshëm. Bashkëpunimi i sipërmarrjve të mija ishte me ministritë e linjës.
Edhe pse kurrë nuk e ka pranuar, Taçi shihej gjerësisht si një prej biznesmenëve të preferuar të Berishës. Kjo po e çonte drejt përmbushjes së një dëshire të madhe të tij, privatizimit të kompanisë shtetërore të përpunimit të naftës ARMO. E kishte bërë një përpjekje të tillë në vitin 2003, kur në pushtet ishin socialistët, por pa sukses.
“Nuk kishte rastësi ky privatizim sepse ishim duke monitoruar cdo qeveri, momentin që këto qëveri do të nxirrnin në privatizim, qeveria Berisha vendos të privatizojë disa sektorë dhe naftën, ishim gati. Ofruam ofertën 128 mln para kamerave, nuk shikoj ku zoti Berisha mund të ketë pasur një ndikim se u shpall fitues ai që ofroi vlerën me të lartë” u shpreh biznesmeni.
“Amra Oil” ishte konsorciumi pas të cilit qëndronte Taçi, i prezantuar me bujë si kompani amerikane në ankandin për blerjen e ARMO. Pjesë e konsorciumit ishin “Anika Enterprises”, “Mercuria Energy”, dhe Refinery Associates of Texas”. Skema ishte pefekte. Opinioni e besoi në fillim se amerikanët po blinin uzinën e Ballshit.
“Këtij konsorciumi iu bashkua dhe një kompani zvicerane me 10 %, Mercura Energy, që ishte lidër në atë kohë me volum pune 40 MLD në vit, atë kohë në tregtimin e karburanteve. Gjithashtu më 20 % u bashkua një kompani ameirkane me 40 vite eksperiencë. Krijuam këtë konsorcium” u shpreh Rezart Taçi.
Në fakt, Taçi ishte njeriu kyç dhe aksioneri kryesor i konsorciumit përmes “Anika Enterprises”. Oferta e atyre që kamufloheshin si amerikanë rezultoi fituese. Madje sot, Taçi flet me krenari se i bëri nder të madh vendit të tij duke e mbivlerësuar asetin.
“Ofruam në Maj të vitit 2008, 128 mln e 750 mijë dhe këtu dua të ndalem dhe në një princip që sipërmarrja jonë ofroi, nuk ofruam për blerjen shifra sa ishte vlerësuar nga konsulenti shtetit paton bogs, që e vlerësoi 60 mln, por aplikuam principin e vlerësimit të aseteve të vendit tim” u shpreh Rezart Taçi
/Burimi: Top Channel/