Aktorja dhe ish-banorja e “Bigb Brother Vip” Olta Gixhari, ka zgjedhur t’i përgjigjet disa pyetje nga ndjekësit e saj në ‘InstaStory’, e cila ka treguar haptazi raportin me çiftin Kiara-Luiz.
E pyetur nga një ndjekës se përse u soll ashpër me Kiarën dhe e quajti ‘zonjë e kulluar’ nga video promo që është publikuar nga ‘Post Big Brother’, ajo është përgjigjur:
“Unë iu drejtova me të njëjtën fjalë që Kiara përdori për veten e saj “jam e kulluar” dhe ju e dini që unë s’ta përtoj dhe as nuk luftoj për disa ‘followers’ më shumë”- shkruan ajo.
E pyetur gjithashtu nëse ka komunikim me Luizin pas përfundimit të spektaklit, Olta është shprehur:
“Po flasim familjarisht”.
Duke postuar kështu një foto nga takimi i Luizit dhe partnerit të saj Dori në ‘Afterparty-n’ e organizuar nga BBV.