Kanë mjaftuar vetëm 6 minuta recitim të një poezie në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Joe Binde, për t’i ndryshuar jetën poetes Amanda Gorman. Në një intervistë për BBC, ajo ka rrëfyer se tashmë edhe gjithë jeta e saj është ndryshe. Me shaka thotë se ka mbetur e njëjta për familjen e saj dhe qenin, që e sjellin me këmbë në tokë.
“Jeta ime ka ndryshuar në gjashtë minuta, unë ende duhet të mësohem. Por nëna ime, motra ime binjake më bëjnë të mbaj këmbët në tokë, ato janë shkëmbinjtë e mi. Edhe qeni im Lulu më sjell përsëri me këmbë në tokë, për të unë jam akoma i njëjti person”, u shpreh Gorman.
Ajo recitoi poezinë “The hill we climb”, duke u bërë poetja më e re në historinë e vendit që ka marrë pjesë në këtë ngjarje. Poezia e saj ishte e frymëzuar nga gjithçka ndodhi në Capitol, ku u karakterizua nga dhuna, me njërëz që ngjiteshin nga muret e ndërtesës për të depërtuar brenda saj.
“Unë e zgjodha titullin vetëm kur e mbarova, për ditë me radhë në dokumentet në kompjuterin tim e kisha titulluar “Poezia Inauguruese”, tregon ajo.
Gjithçka ia dedikon nënës së saj dhe vajzave me ngjyrë.
“I detyrohem nënës sime dhe grave të tjera të me ngjyrë në jetën time, për dhuratën e të shprehurit atë që mendoj. Nëna ime gjithmonë më ka inkurajuar për zërin tim,” tha Gorman.