Camille Vasquez, avokatja e Johnny Depp, e cila ka sqaruar pas gjyqit se nuk ka asnjë gjë përtej raporteve miqësore me Johnny-n, ka zbuluar reagimin e të dashurit të saj ndaj këtyre thashethemeve.
Camille fitoi shumë popullaritet pasi, bashkë me Ben Chew, i dhanë fitoren Johnnyt përballë Amber Heard në gjyqin e mbajtur në Virxhinia por të transmetuar në gjithë botën.
Gjatë gjyqit, në rrjetet sociale u shfaqën edhe disa thashetheme për lidhjen e Johnny dhe Camille me njëri-tjetrin. Camille, e cila më pas sqaroi se nuk ka asgjë të vërtetë në këto raportime dhe se është në një lidhje me dikë tjetër, tani ka treguar reagimin e të dashurit të saj ndaj lajmeve.
Camille, e cila është në lidhje me një ekzekutiv të ‘WeWork’ me qendër në Angli, Edward Owen, tha se ai e ka mbështetur atë. Ajo gjithashtu tregoi se ai nuk i kushtoi vëmendje thashethemeve për lidhjen e saj me Johnny Depp. Ajo i tha ‘Access Hollywood’: “Ai është i mrekullueshëm dhe mbështetës dhe më do. Madje edhe e ka takuar Johnny. Ai e di që unë kam punuar për Johnny për katër vite e gjysmë, kështu që nuk ka pasur asnjë problem. Ai është thjesht i mrekullueshëm dhe mbështetës.”
Në intervistë, Camille tha gjithashtu se do të vazhdojë të punojë për Johnny dhe gjithashtu la të kuptohet se aktori po përgatitet të ngrejë një tjetër padi për një çështje rreth të cilës nuk dha detaje. Ajo tha: “Ne kemi një tjetër gjykim të mundshëm që do të vijë në Korrik.”
Camille deklaroi më parë se thashethemet e lidhjes së saj me Johnny-n ishin ‘seksiste’ dhe vuri në dukje se është gjithashtu joetike që një avokat/e të krijojë lidhje romantike me klientë.
Ajo tha për revistën People: “Unë mendoj se kjo vjen me faktin e të qenit një grua që thjesht bën punën e saj. Është zhgënjyese që disa media e raportuan atë ose thanë se ndërveprimet e mia me Johnny-n – i cili është miku im dhe unë e njihja dhe përfaqësoj prej katër vitesh e gjysmë- ishin të papërshtatshme. apo joprofesionale . Është zhgënjyese të dëgjosh.”