Si i ruan Jennifer Lopez linjat perfekte? Ben Affleck tregon “sekretin”

Aktori Ben Affleck ka zbuluar sesi partnerja e tij Jennifer Lopez ruan pamjen e saj fizike. Ajo çfarë zbuloi Affleck ka habitur fansat, pasi sipas tij ajo ha gjithçka dhe gjithmonë është në formë të mirë.

“Më lejoni t’ju them diçka që do t’ju shqetësojë. Jennifer ha çfarë të dojë. Ajo ha pica, biskota, akullore… gjithçka. Është vetëm gjenetika e mirë,”-u shpreh aktori.

I ftuar në “The Drew Barrymore Show” të premten, Ben Affleck zbuloi gjithashtu se çfarë do të ndryshonte Jennifer Lopez tek ai.

“Ajo ndoshta do të donte të flisja më pak. Nuk e di nëse e keni vënë re, por unë vazhdoj dhe vazhdoj dhe vazhdoj. Unë flas pa ndalim. Ajo nuk ma ka thënë kurrë këtë, por ky do të ishte supozimi im.”-tha aktori.

Ben tha për Lopez se ajo është gruaja më e mrekullueshme në botë dhe duket spektakolare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *