Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i makinave shoqëruese të Sali Berishës në autostradën e Laçit. Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti që mund të kishte pasoja të rënda.
Mësohet se 4 makina, konkretisht makina ku udhëtonte Sali Berisha dhe tre të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në autostradën e Laçit, pas takimit të Foltores në Kurbin.
Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës. Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar shoferin e ‘çmendur’, po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt ka frenuar fort.
Për pasojë, makinën e katërt të eskortës së Berishës e ka goditur një tjetër makinë nga pas. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 3 persona, shoferi dhe 2 shoqërues.
Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentimin e eskortës së Sali Berishës.
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B. Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/Burimi: abcnews/