Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-banorja e “Big Brother Vip 2” Keisi Medini, ka treguar se si ka qenë kjo eksperiencë e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe si ka ndikuar më pas. E jo vetëm kaq, pasi kohë më parë nëpër media u aludua një romancë mes Noizyt dhe Keisit, ku kjo e fundit tha se është thjesht një mik.
Ndërkohë kujtojmë se me futjen e Lorenc Hasramës brenda “BBV” ujërat u trazuan pasi këngëtari deklaroi se kishte pasur një romancë me Keisin në kohën që ishin jashtë. Sot që të dy janë jashtë shtëpisë së “BBV”, si i ka raportet Keisi me të?
“Kam respekt për të njësoj siç kam edhe për Kristin por thjesht kaq. Ka mbaruar çdo gjë pasi mbaroi edhe “BBV”. Me Lorencin nga një njohje që kishim më bën të lidhur, ma bën telenovelë fare. Njerëzit thonin shkoni shumë ndërkohë që është jeta ime dhe unë e di vet se çfarë bëj”, tha ajo.