Si ka ndryshuar harta e luftës në Ulrainë

 

Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima në radhët e civilëve dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Skynews ka publikuar disa harta rreth pamjes territoriale të luftës në Ukrainë – pra si ka ndryshuar ato me kalimin e kohës. Le t’i hedhim një sy.

Harta e parë është nga 9 marsi i vitit të kaluar – vetëm disa javë pas luftës. Ajo demonstron shpejtësinë me të cilën forcat e presidentit rus, Vladimir Putinit pushtuan pjesën më të madhe të bregut të Detit të Zi – megjithëse ende nuk kishte përfunduar lufta brutale për Mariupolin.

Ne gjithashtu mund të shohim se si trupat ruse erdhën nga Bjellorusia drejt Kievit – që atëherë është pretenduar se Kremlini besonte se mund të merrnin kryeqytetin brenda pak ditësh.

 

E njëjta hartë pak muaj më vonë – në maj 2022 – na informon për dy nga zhvillimet kryesore të kësaj lufte.

Ju do të shihni se deri atëherë kishte pasur një tërheqje të plotë të rusëve nga fronti verior – Putin që kishte dështuar në misionin për ta kontrolluar Kievin – dhe në vend të kësaj kishte ri-fokusuar ambiciet ushtarake në lindje.

Së dyti, beteja e përgjakshme për Mariupolin, e cila kulmoi me grumbullimin e trupave ukrainase në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Azovstal, tani ishte drejt fundit, me dorëzimin e regjimentit të Azovit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *