Prej vitesh, Noizy dhe Stresi kanë qenë armiq të përbetuar. Megjithatë, viti që lamë pas ata duket se gjetën paqen mes tyre.
Kjo paqe ka vijuar edhe në ditët e para të vitit të ri, pasi Stresi ka publikuar një fotografi të profilit të Noizyt në Instagramin e tij, ku ky i fundit promovon një event të rëndësishëm, duke i bërë thirrje të gjithëve të jenë pjesë.
Ndërkohë, Noizy nuk ka nguruar ta ripostojë në profilin e tij.
Fansat e dyshes janë surprizuar pafund dhe kanë nisur të mendojnë se mes tyre në të ardhmen mund të ketë edhe një bashkëpunim.
/Priza.al/