Në Shqipëri dhe në Kosovë nuk dhunohen vetëm femrat, por edhe meshkujt. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Spitalin e Gjakovës. Një grua është filmuar duke rrahur bashkëshortin e saj i cili ishte i shtruar në spital.
Gjithashtu në video vihet re, se burri ishte i sëmurë dhe nuk ishte në vetëdije për tu mbrojtur.
Një qytetare e cila ka publikuar pamjet shkruan: “Kjo është Kosova jonë, lejon të bëhen këso krimesh, tmerr bre, ku janë mjekët, motrat në atë rast. O Zot deri kur kështu”.
Rastet e dhunës janë shpeshtuar kohëve të fundit në Kosovë, ku Policia në vazhdimësi raporton për raste të ndryshme.
/Priza.al/