Si mund ta dëmtojnë ekonominë plagët psikologjike të shkaktuara nga Covid-19

Cila do të jetë trashëgimia ekonomike e kësaj pandemie? FMN beson se PBB-ja e SHBA-sëdo të jetë më e madhe deri në fund të vitit 2022, sesa ishte parashikuar në vitin 2019. Pra me fjalë të tjera, nuk do të ketë një ndikim të vazhdueshëm të trazirave të këtij viti në prodhimin amerikan.

Natyrisht, Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit, është akoma pesimiste:Supozimi i saj kryesor është se PPB-ja do të jetë 3 për qind më i ulët në planin afatmesëm. Fakti që po shohim parashikime të tilla kontradiktore është jo i papritur, duke pasur parasysh pasiguritë. Performanca e PBB-së amerikane, do të varet pjesërisht nga politikat makroekonomike, por gjithashtu edhe nga një mori të panjohurash. Si do të ndikojnë tek industria zakonet e shpenzimeve të konsumatorëve, dhe mënyrat e reja të punës? Sa ngjitëse do të dëshmohet tëjete zgjerimi i qeverisë, dhe çfarë do të thotë kjo për normat e taksave?

Cili do të jetë efekti afatgjatë i shkollimit të humbur në kapitalin njerëzor dhe produktivitetin?

Por ka edhe një gjë tjetër që po i shqetëson ekonomistët, dhe mund t’i lërë në hije faktorët e tjerë të lart-përmendur: një “traumë psikologjike” e mundshme.

Të gjithë shqetësohemi në shkallë të ndryshme mbi rreziqe të pazakonta, sikurse janë pandemitë. Por si njerëz, ne biem shpesh pre e një “paragjykimi të disponueshmërisë”, duke i dhënë një peshë më të madhe mundësisë së ngjarjeve që kujtohen më lehtë.

Nëse jetesa përmes Covid-19, do të na nxitë të rishikojmë parashikimet tona mbi efektet e goditjeve ekstremisht negative si pandemitë, atëherë investimet e rrezikshme mund të bëhen më pak tërheqëse, duke e zvogëluar përfundimisht prodhimin.

A ka të ngjarë të ndodhë kjo? Ju mund ta keni imagjinuar lehtësisht këtë vitin e kaluar, duke i bërë ndërmarrësit e ardhshëm të ngurrojnë të investojnë kursimet e tyre të jetës në industri siargëtimi apo turizmi.

Edhe nëse politikanët nuk përfshihen në riatdhesimin e detyruar të zinxhirëve të furnizimit sikurse kanë kërcënuar të bëjnë, kujtesa e mundësisë së një pandemie të re, do të sjellëpadyshim zhvendosjen e shumë kompanive nga “optimizmi” i zinxhirëve të tyre të furnizimit,tek të menduarit për rezistencën në rastin e një goditjeje.

Por sikur të bëhemi tepër të frikësuar ndaj rrezikut? Unë kam miq që megjithëse janë vaksinuar plotësisht, refuzojnë të hanë në ambiente të mbyllura me të tjerët. Shumë amerikanë të arsimuar dhe të vaksinuar, mbajnë ende maska ​​kur janë plotësisht vetëm në ambiente të jashtme, pavarësisht udhëzimeve të qeverisë që e minimizojnë nevojën e tyre.

Ky fobi e madhe ndaj rrezikut ekstrem, nuk zbutet dot nga një media amerikane, e cila sipas analizave nga profesori i ekonomisë i Kolegjit Dartmauth, Brus Saçerdot, prodhon histori jashtëzakonisht negative në pandemi, edhe kur ka lajme të mira për të ardhmen.

Kur rastet e reja me Covid-19 po binin në SHBA, Saçerdot zbuloi se media këtu do ta vinte gjithnjë e në shumë theksin tek numri i madh i vdekjeve. Edhe kur vaksinat po shpërndahen masivisht, mediat flasin për rrezikun e varianteve të reja, efekteve anësore apo për paralajmërime të tjera.

Në kushtet kur pasojat negative janë amplifikuar kaq shumë, nuk është e vështirë të imagjinohet se popullatat e tronditura psikologjikisht, kanë frikë nga pandemitë e ardhshme, dhe ndoshta mund të jenë tepër paranojake edhe për ngjarje me probabilitet më të ulët apo me rrezik të lartë, qofshin këto pasojat ekstreme nga ndryshimi i klimës, asteroidet ose shpërthimet vullkanike.

Në fakt historia sugjeron që ne duhet të jemi skeptikë ndaj shpalljeve fataliste. Në librin e tij më të fundit “Katastrofa”, historiani Niall Ferguson shpjegon se një tipar i jashtëzakonshëm i katastrofës, është se sa shpejt njerëzit i rikthehen normalitetit.

Perandoria Romake mbeti kryesisht e palëkundur nga shpërthimi i Vezuvit. Gripi spanjoll la pak ndikime të dukshme, përveç numrit tronditës të vdekjeve. Në fakt, një studim nga ekonomistët Natalia Fuentes dhe Isabella Moder mbi ndikimin e ngjarjeve të tjera ekzogjene të tilla si epidemitë, luftërat e mëdha ose goditjet e çmimit të naftës, ka zbuluar se asnjëra prej tyre nuk duket se sjell një rënie të vazhdueshme të PBB-së, të paktën pas disa viteve.

Sigurisht, kjo qëndron në kontrast të plotë me ndikimet e recesioneve ‘endogjene’, siç janë krizat financiare. Njerëzit i rikthehet me shpejtësi normalitetit. Por ndryshe nga epidemitë e mëparshme, Covid-19 ka shkaktuar një frikë më të madhe për më shumë se një vit.

Një studim nga ekonomistja Ulrike Malmendier, ka zbuluar se kushtet e pafavorshme makroekonomike në fillim të jetës, mund të kenë efekte afatgjata te njerëzit, veçanërisht në rritjen e frikës ndaj rrezikut financiar.

Kjo pandemi ishte një zile zgjimi për shumë njerëz, që ishin tepër të sinqertë në lidhje me rreziqet që lidhen me patogjenët virale. Sipas Ferguson, pasja e disa Kasandrave në qeveri që paralajmërojnë për rreziqe të çuditshme, ndihmon jo pak.

Por nëse përvoja e pandemisë e bën shoqërinë më shumë se sa duhet të shqetësuar për katastrofën, atëherë pasojat e plagëve të kësaj krize, do të jenë shumë më të mëdha sesa kemi menduar deri më tani.

/(Nga Ryan Bourne – “CapX” – bota.al)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *