Si mund ta mposhtim Rusinë

 

Nga Kurt Volker “La Repubblica “

Falë guximit dhe vendosmërisë së popullit të saj, është e garantuar e ardhmja e Ukrainës si një demokraci evropiane sovrane dhe e pavarur. Përpjekjet aktuale të Rusisë për të shkatërruar rrjetin elektrik të Ukrainës, do të shkaktojnë sigurisht ndërprerje të mëdha të furnizimit me energji.

Kjo taktikë brutale, është ekuivalenti modern i një rrethimi mesjetar mbarëkombëtar. Por me gjithë këtë sjellje barbare të Moskës, ajo nuk do të ketë asnjë ndikim thelbësor ushtarak tek lufta. Natyrisht rreziqet janë të mëdha, por Ukraina nuk do të mposhtet.

Pasi do të jenë luftimet në front, ato që do të përcaktojnë kufijtë e këtij vendi, dhe në çfarë gjendje do të jetë ushtria ruse dhe regjimi në Kremlin pas luftës. Perspektiva e mbijetesës për Ukrainën si një demokraci evropiane nuk do të ishte e mundur pa ndihmën ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë aleatë të tjerë, raporton abcnews.al.

Administrata e Joe Biden ka merita të më dha për shpëtimin e Ukrainës si një shtet. Megjithatë sigurimi i mbijetesës së Ukrainës, nuk është i njëjtë me të pasurit e një strategjie ushtarake që synon fitoren, dhe as me një garanci për sigurinë afatgjatë për Ukrainën dhe Evropën.

Një strategji e tillë kërkon një synim të qartë, mjetet e nevojshme për ta përmbushur atë, hartimin e planeve se si të vazhdohet më tej, reduktimin e rreziqeve që vazhdon të paraqesë Rusia, si dhe krijimin e strukturave për sigurinë afatgjatë të Ukrainës dhe Evropës.

Po cili duhet të jetë qëllimi i Perëndimit në Ukrainë? Për sigurinë e Evropës, është e domosdoshme që Ukraina t’i shkaktojë një disfatë ushtrisë ruse dhe të rimarrë kontrollin e të gjitha territoreve të saj të pushtuara. Një Rusi fashiste dhe imperialiste, e gatshme të përdorë forcën për të zgjeruar territorin e saj, përbën një kërcënim për të gjithë Evropën.

Ndaj kjo e fundit do të jetë e sigurt vetëm kur Moska të pranojë se duhet të jetojë brenda kufijve të saj. Por që Ukraina të fitojë, duhet që Perëndimi t’i sigurojë një fluks të vazhdueshëm furnizimesh, në municione dhe armë. Por vendet perëndimore duhet gjithashtu të modifikojnë disi ndihmën e tyre ushtarake. Ja cilat janë 4 këshillat që unë u jap:

Së pari, ndihma duhet të fokusohet në forcimin e mbrojtjes ajrore rreth qyteteve të Ukrainës. Rusisë i janë shterur kapacitetet për të kryer operacione sulmuese me synim marrjen e territoreve të reja në Ukrainë. Madje ushtria ruse nuk po mundet që të mbajë as territoret që ka pushtuar tashmë.

Një nga mjetet e pakta që ka ende në dispozicion Moska për t’u shkaktuar vuajtje ukrainasve, është të lëshojë raketa dhe bomba kundër qyteteve të Ukrainës. Prandaj Perëndimi duhet të bëjë çmos që t’i japë mundësi Ukrainës të krijojë “kupola të hekurta” për të mbrojtur qytetet dhe shpëtuar jetën e njerëzve të saj, raporton abcnews.al.

Së dyti, Ukraina duhet të furnizohet me municione artilerie me rreze të gjatë. Ushtria ukrainase ka bërë një punë të madhe për të ndërprerë zinxhirët e furnizimit rus – përfshirë ato të municionit, karburantit, dhe mbështetjes tjetër logjistike – dhe kësisoj penguar avancimin e mëtejshëm të pushtuesit.

Sidoqoftë, rrezja e artilerisë së tyre është aktualisht e kufizuar (për shkak të strategjisë aktuale të Shteteve të Bashkuara) në vetëm 80 kilometra, SHBA-ja duhet t’i dërgojë tani municione artilerie me një rreze veprimi prej 300 kilometrash, pasi kjo do ta lejonte Ukrainën të godiste objektet detare ruse në Sevastopol, aeroportet në Krime, Urën e Ngushticës së Kerçit ose depot me municione të forcave tokësore ruse në pjesën më të madhe të rajonit të Donbasit.

E gjithë kjo është thelbësore që Ukraina të arrijë të rihapë gjysmën perëndimore të Detit të Zi (dhe portin e Odessa-s) për operacionet normale të transportit detar. Argumenti se kufiri aktual prej 80 km e pengon Ukrainën të godasë objektivat në territorin rus është i rremë.

Sepse aktualisht ukrainasit janë në gjendje të godasin vetë brenda territorit rus, duke përdorur sistemet që i zotërojnë tashmë. Dhe nëse nuk e bëjnë, kjo ndodh për të respektuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara. Prandaj ata do të respektojnë dëshirat e SHBA-së edhe pë r pajisen me predha me rreze veprimi prej 300 kilometrash.

Së treti, Ukraina duhet furnizuar me tanke dhe avionë luftarakë. Njoftimi i fundit i marrëveshjes midis SHBA-së, Republikës Çeke dhe Holandës për t’i dhënë Kievit 90 tanke T-72 është shumë i vonuar. Për më tepër, do të nevojiten shumë tanke të tjerë.

Me artileri me rreze të gjatë, Ukraina gradualisht do të jetë në gjendje t’u heqë trupave ruse aftësinë për të operuar në terren. Ne e kemi parë tashmë këtë të ndodhë në lindje të Kharkiv dhe afër Kherson.

Megjithatë, Ukrainës do t’i duhet të luftojë nga lart, dhe të përdorë tanket për të rimarrë territorin e pushtuar në një kohë të shkurtër dhe me humbje minimale të jetëve njerëzore.

Sa i përket aviacionit, Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin aleatët e tjerë që mund t’i dhurojnë Kievit avionë ushtarakë të prodhimit sovjetik ose ta furnizojnë atë me avionët e përdorur F-16 dhe A-10.

Së katërti, duhet forcuar rrjeti i brendshëm logjistik i Ukrainës. Ndërsa ushtria ukrainase

po përparon në zonat e pushtuara nga Rusia, asaj do t’i duhet që të avancojë sistemet e saj logjistike. Prandaj, forcat e armatosura perëndimore duhet të trajnojnë dhe të ndihmojnë Ukrainën në krijimin e një rrjeti të brendshëm logjistik të fuqishëm dhe efikas që do të lejojë arritjen e objektivit të caktuar.

Shënim: Kurt Volker, ish-i dërguar i posaçëm i SHBA-së në Ukrainë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *