1.Flisni për fëmijërinë
Por jo sikur jeni në terapi. Flisni për vendin ku jeni rritur, si ishte qyteti ose lagjia, për ndonjë ndodhi me humor nga koha kur ishit të vegjël; pra për të tilla tema.
2.Familjet
Është e habitshme sesi edhe pasi kaloni një kohë të gjatë me dikë, mund të mos keni as idenë më të vogël cili është profesioni i prindërve të tij. Po ashtu, marrëdhënia me prindërit zbulon goxha për një person.
3.Kafshët shtëpiake
Kushdo që ka një kafshë shtëpiake, e kupton mirë dëshirën për të folur pafund për të. Nëse një prej palëve ka një të tillë, do të jetë një bisedë goxha argëtuese për t’i dhënë fund heshtjes së varrit.
4.Vendet ku keni jetuar ose udhëtuar
Jo vetëm që do të mësoni gjëra të reja për një vend ku mund të mos keni qenë kurrë, por do të zbuloni edhe eksperiencat që e kanë kalitur personin që keni përballë.
5.Shoqërinë
Të tregosh interes për shoqërinë e tjetrit, do të thotë se je i gatshëm që të pështatesh në jetën e tij/saj.
6.Eksperiencat e mëparshme me takimet
Vetëm nëse keni tolerancë të lartë ndaj gjërave që mund të bëhen të sikletshme.
/Priza.al/