Manchester United mori një barazim të kënaqshëm në Spanjë ndaj Barcelonës 2-2, në sfidën e Europa League.
“Mendoj se ishte një lojë e shkëlqyer. Duhet te përfundojmë punen në “Old Trafford. Ne kemi diktuar ndeshjen dhe kemi pasur shumë raste. Isha i zhgënjyer që mbaroi 0-0 pjesa e parë, por ishte një lojë e shkëlqyer, dy ekipe sulmuese; Më pëlqeu vërtet.”
“Ishte si një ndeshje e Champions League. Arbitri kishte një ndikim të madh në këtë lojë. Një faull i qartë ndaj Rashford dhe më pas një karton i kuq i pa dhene ndaj Barcelona-s. Gjyqtarët nuk mund të bëjnë gabime të tilla”.
Shumë vendime ishin te diskutuara, por skuadra e Ten Hag përsëri doli nga fusha me një paraqitje të fortë. Me Pedri që pritet të jetë jashtë për 3-4 javë dhe Gavi i pezulluar, United ka një shans të madh për të vulosur kualifikimin në Old Trafford. Tifozët do të jenë të gatshëm për këtë, dhe kjo skuadër ka atë që duhet për të kryer punën” – Tha trajneri i ekipit nga Manchesteri, Ten Hag pas ndeshjes.